Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vesa Luma i propozon Big Bastës publikisht të martohen për herë të dytë

Vesa Luma i propozon Big Bastës publikisht të martohen për herë të dytë
June 20
17:18 2019

Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet e preferuara të publikut shqiptar. Prej kohësh ata janë shpërngulur në Australi bashkë me djalin e tyre Lian edhe pse shpesh kthehen në Shqipëri për të kaluar disa ditë pranë familjarëve.

Sot Vesa ka bërë një postim kuptimplotë dhe të bukur. Duke publikuar një foto të saj në Instagram ajo i ka propozuar Big Bastës publikisht: “A do të martohesh me mua?”

Në fakt Vesa dhe Bigu u martuan në vitin 2015 në një dasmë të madhe në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Por duket se pas katër vitesh Vesës i ka lindur dëshira për të bërë një dasmë të dytë për të shijuar sërish gjithë veçantinë e një dasme shqiptare.

Nga martesa e tyre ka lindur një djalë i quajtur Lian i cili është një nga fëmijët më të bukur dhe të shkathët të showbiz-it./Blitz.al./

Komento
Shperndaje