Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veprimi i parë që bëri Alban Dudushi kur dëgjoi për ardhjen e Fevziut në Top Channel

Veprimi i parë që bëri Alban Dudushi kur dëgjoi për ardhjen e Fevziut në Top Channel
February 09
17:23 2019

Vitin e kaluar u përfol se Blendi Fevziu mund të braktiste televizionin “TV Klan” për “Top Channel”, por më pas moderatori i njohur bëri të ditur se dhe për 5 vite nuk ka ndërmend të ndryshojë vend.

Por si do të ndikonte për kolegët kalimi te “Top Channel” e sidomos për Alban Dudushin i cili ka qenë një konkurrent prej vitesh i Fevziut?

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, Alban Dudushi u ka rrëfyer dy moderatoreve, Aulona Musta dhe fatma Haxhialiu se ky lajm e ka mërzitur.

“Do të të them që u mërzita? U mërzita dhe prandaj tani e kemi një herë në javë ‘Top Show’-n!”, tha Dudushi i ftuar në “Thumb”.

“Blendi Fevziu dhe emisioni i tij ka peshë shumë të madhe televizive në vend. Ardhja e tij në Top Channel natyrisht që krijonte disa pyetje. Një nga këto pyetje unë ia bëra drejtorit. Ok, ai vjen këtu, po tani cila është hapësira ime? Nuk u konkretizua kështu që nuk kishte çfarë të vazhdonim më tej bisedën. “,- tha ai./Blitz.al/

Komento
Shperndaje