Po kështu Rama tha se do të ketë një trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë duke përmendur emrin e Albert Carës që ka humbur të gjithë familjen dhe Lindita Carës me të njëjtën tragjedi.

“Të gjitha familjet e viktimave në Durrës, familja Broshka 4 anëtarë 1 viktimë, familja Gjana 8 anëtarë 1 viktimë, familja Lala 8 anëtarë, 7 viktima. Familja Meçja 5 anëtarë, 1 viktimë, etj.
Të gjitha këto familje duhet të hyjnë në shtëpitë reja urgjent. I kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe një në Tiranë që do të bëjë kontaktin me ta për t’iu thënë se ku duan të rrinë. Viktimave të thumanës, familjeve të Thumanës kemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi gati 6 apartamente në Tiranë por ju lutem në një komunikim me ta për të parë se kush është dëshira e tyre. Ky akt i parë është akti i dorëzimit apartamenteve gjithë këtyre familjeve, duhet bërë në një kohë rekord. Jemi gati tani, komunikimi do të sjellë mbrapsht gatishmërinë e tyre për të shkaur në Tiranë, ata të Thumanës, ata të Durrësit.

Trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Trajtimi financiar do jetë për gjithë jetën. Dje kam shoqëruar Albert Carën i cili ende nuk di se i ka humbur të gjithë. Urojmë ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe për këtë e kemi çuar për mjekim në një nga klinikat më të specializuara. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se si do jetë. Ashtu dhe për Lindita Carën që i ka humbur të gjithë”, tha Rama.