Blitz

 Breaking News

Vanessa i dedikon Kobe Bryant urimin më të ndjerë të Shën Valentinit!

Vanessa i dedikon Kobe Bryant urimin më të ndjerë të Shën Valentinit!
February 15
09:59 2020

Bashkëshortja e Bryant, Vanessa, na i ka prekur zemrat me dedikimet e saj në rrjete sociale, ndërsa sot na i mbushi sytë me lot me urimin për Shën Valentinin.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me bashkëshortin e humbur, duke i dedikuar atij fjalët drithëruese:

“Për Shën Valentinin tim të përhershëm, të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”- shkruan Vanessa krahas fotos së shoqëruar me këngën “Tell him” të Lauryn Hill.

Më datën 26 të muajit të kaluar legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident fatal me helikopter, së bashku me vogëlushen e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Share