Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vajzat dhe gratë e famshme që kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe kanë pasur kurajon ta thonë në publik

Vajzat dhe gratë e famshme që kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe kanë pasur kurajon ta thonë në publik
September 26
19:14 2018

Dhuna në familje është një fenomen të cilin zakonisht e lidhim me shoqëri jo shumë të zhvilluara, me familje me nivel të ulët kulturor e ekonomik. Por kjo nuk i përjashton medoemos shoqëritë e vendeve të përparuara, ashtu sikurse nuk përjashton as personazhet e famshëm.

Në raste të tilla është e rëndësishme të ngrihet zëri  sepse zëri i grave nuk është dhe nuk duhet kurrë të jetë më pak i rëndësishëm se sa forca fizike e atyre që abuzojnë dhe më thelbësorja: duhet të kërkohet me patjetër ndihmë.

Në vijim po ju tregojmë disa prej vajzave e grave të famshme që kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe kanë pasur forcën e kurajon për të folur hapur:

 

Rihanna

Syri i nxirë i Rihannës ka bërë xhiron e botës në vitin 2009.

Ajo u godit nga i fejuari i saj në atë kohë, Chris Brown.

Rihanna vendosi të flasë publikisht për të gjithë vajzat e tjera si ajo që kanë pasur të njëjtin fat.

 

Amber Heard

Amber u divorcua ne vitin 2016 nga Johnny Depp  prej të cilit tha se u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht.

Depp  e ka mohuar gjithmonë që ka qenë abuzues ndaj saj, pavarsisht se shenjat në trupin e saj vërtetonin të kundërtën.

Heard i ka shkruar një letër më pas një prej viktimave të dhunës në familje, duke i thënë “nuk je vetëm dhe nuk do jesh kurrë vetëm, dua që ti ta dish këtë”.

 

Charlize Theron 

E rritur në Afrikën e Jugut, me një baba të dhunshëm dhe të alkoolizuar, Charlize preket sa herë dëgjon për dhunën në familje.

Një mbrëmje kur i ati u kthye në shtëpi i dehur, gruaja e tij Gerda e qëlloi me armë, duke e lënë të vrarë.

Nuk ishte hera e parë që babi i aktores kthehej në shtëpi i dehur, duke i kërcënuar se do i vrasë.

Kjo ngjarje traumatike ka bërë që aktorja të  bëhet më e forte nga sa ishte më përpara.

 

Christina Aguilera

Christina është rritur me një baba që ka ushtruar dhunë fizike si ndaj saj e po ashtu dhe ndaj mamasë së saj.

Një ditë mamaja e Christinës u kthye në shtëpi dhe e gjeti atë me syrin e gjakosur  sepse babai i saj donte të flinte dhe e gjykonte Christinën si shumë të zhurmshme.

Shumë vite më pas, tashmë Aguilera nuk ka më frikë të flasë.

Kjo situatë dramatike e ka shtyrë atë të jetë versioni më i mirë i saj.

 

Mariah Carey 

Pa i mbushur akoma të njëzetat, Mariah Carey është gjendur në një situatë jo pak të sikletshme duke u lidhur me një burrë që ishte 20 vite më i madh dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.

Mariah e kujton atë periudhë me shumë frikë dhe thotë që nuk ndihej më e zonja e vetes.

 

Halle Berry

Babai i Halle Berry ishte i dhunshëm dhe kjo i ka shkaktuar asaj trauma të mëdha.

Hallyt i mungonte vetëvlerësimi për shkak të dhunës që i ushtronte babi i saj  dhe kjo e ka shtyrë gjithmonë të zgjedhë partnerët e gabuar.

Njëri prej tyre një herë e ka goditur aq shumë sa e ka lënë shurdh në njërin vesh.

 

Reese Witherspoon

Witherspoon ka rrëfyer  se kur ka qënë më e re ka qënë pre e një marrëdhënie abuzive.

Të linte të dashurin në atë kohë, për Reese ishte vendimi më i vështirë, por ja që iu desh ta bënte për të mirën e saj.

 

Pamela Anderson

Në vitin 1998, bashkëshorti i Pamelës abuzonte me të.

Tommy Lee është dënuar në atë periudhë më 6 muaj burg dhe punë vullnetare në një shoqatë për gratë e dhunuara.

Në 2015 Pamela ka marrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata për shkak të dhunë së ushtruar, tashmë nga bashkëshorti i saj i tretë.

 

Tina Turner

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lidhja e zhurmshme  e Tinës me ish-bashkëshortin Ike ka qënë për një kohë të gjatë në vëmendje të mediave.

Ike ishte i dhunshëm dhe shpesh herë e ka detyruar Tinën  të kryenin marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

 

Sarah Hyland

Në tetor të vitit 2014, aktorja e “Modern Family”, ka kërkuar 3 vite urdhër mbrojtje ndaj ish të dashurit të saj.

I dashuri i dërgonte mesazhe kërcënuese ku i shkruante që do e vriste nëse ajo nuk kthehej me të.

Sarah po mundohet ta lërë pas krahëve këtë histori, pavarësisht se ka qenë shumë e vështirë për të.

“Nëse gjendeni në një situatë të ngjashme, mos nguroni të kërkoni ndihmë”,- sugjeron ajo./Blitz.al/

 

Share