Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza e aktores Lisa Bonet rikrijon kopertinën që bëri mamaja e saj 30 vite më parë, në mënyrë më të mirë të mundshme

Vajza e aktores Lisa Bonet rikrijon kopertinën që bëri mamaja e saj 30 vite më parë, në mënyrë më të mirë të mundshme
November 07
18:43 2018

“Si e ëma dhe e bija!”- ju tregojmë një rast që kjo shprehje merr plotësisht kuptim.

Zoe Kravits, aktorja 29-vjeçare e njohur në kinametografinë botërore po ndjek hapat e nënës së saj Lisa Bonet në plotë kuptimin e fjalës.

Ajo ka pozuar së fundmi në kopertinën e revistës Rolling Stone në po të njëjtën pozë dhe qëndrim siç ka bërë mamaja e saj, Lisa, 30 vite më parë si imazh në kopertinën epo të njëjtës revistë.

Vetë Zoe e ka shpërndarë kopertinën e saj krahas asaj që Lisa ka bërë në vitet ’80 dhe ka shpejguar se përse ka zgjedhur të “kopjojë” nënën e saj.

“Kur mendoj për revistën Rolling Stone ky është i vetmi imazh që më vjen ndërmend. E kam dashur kaq shumë atë kopertinë. Është shumë e bukur.”

Bonet tashmë është 50 vjeç dhe në momentin kur ka pozuar për revistën ka qenë rreth 10 vite më e madhe nga sa është e bija sot.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje