Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Unë ndiqja ëndrrat e babit, Londoni po bën të njëjtën gjë” – Sara Hoxha emocionon me foton që ndan me të gjithë

“Unë ndiqja ëndrrat e babit, Londoni po bën të njëjtën gjë” – Sara Hoxha emocionon me foton që ndan me të gjithë
February 13
17:02 2018

Mund ta keni marrë vesh besojmë nga postimet në rrjete sociale se Top Albania Radio feston nesër 20 vjetorin e daljes për herë të parë në transmetim. E kush më mirë se vajzat e familjes Hoxha mund të na ndajnë emocionet e tyre në Instagram këto ditë, referuar Top Albania Radios.

Ka qenë Sara Hoxha e cila vetëm pak minuta më parë ka shpërndarë një foto të vogëlushit të saj dhe të Ledionit, Londonit teksa ka pozuar në studio e Top Albania Radios dhe ka shkruar një diçiturë shumë të bukur: “Kur ishim fëmijë, unë dhe Lori kishim shumë qejf teksa shihnim babin teksa krijonte ëndrrat e tij në Top Albania Radio. 20 vite më vonë, Londoni shijon të njëjtën pamje…” – ka përfunduar ajo.

A ka më bukur se kaq? /Blitz.al/

 

Shperndaje