Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Unë jam gënjeshtar, tradhëtar” – Ky djalë bën tatuazh në trup premtimin që i bëri bashkëshortes

“Unë jam gënjeshtar, tradhëtar” – Ky djalë bën tatuazh në trup premtimin që i bëri bashkëshortes
January 11
23:05 2019

Kini kujdes kur gaboni në një marrëdhënie pasi mund të përfundoni si ky djalë.

Jose Torres është i martuar, duket se e do bashkëshorten e tij por edhe e tradhëton dhe e gënjen atë. Kur bashkëshortja e tij e zbuloi këtë, martesa e tyre ishte në fije të perit. Kështu që Torres i premtoi të shoqes se nuk do e tradhëtonte më, nuk do e gënjente e mashtronte dhe nuk do ta thyente këtë premtim.

Si do e bënte këtë?

Për të rifituar bashkëshorten ai e shkroi betimin tatuazh në trup e duhet thënë se është një çmenduri.

“Unë Jose L. Torres po e bëj këtë tatuazh vullnetarisht në 02 Janar 2019 që të rifitoj besimin e bashkëshortes sime pas gjithë dhimbjes dhe vuajtjes që i kam shkaktuar martesës sonë.

Unë jam:

-gënjeshtar

-tradhëtar

-manipulator

-mashtrues

-dashuroj prostitutat

-i pandershëm

-i pasjellshëm

 

Duhet thënë se fakti që ai ka marrë përsipër të bëjë tatuazh të përhershëm këtë betim, ka dashur vërtetë që kjo martesë të mos përfundojë./Blitz.al

 

 

Komento
Shperndaje