Blitz

 Breaking News

“Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen”, letra e ndjerë e vajzës që humbi të ëmën në Durrës

“Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen”, letra e ndjerë e vajzës që humbi të ëmën në Durrës
February 28
11:29 2020

 

E gjithë Shqipëria u trondit nga një ngjarje e rëndë në Durrës ku mbeti viktimë një grua. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 12 të Durrësit, në të cilën Rruzhdi Tosuni, 63 vjeç, në dyqanin që tregtonte metrazhe, goditi fatalisht të ndjerën Hajdije Tosuni, 59 vjeçe, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pak pas krimit në vendin ku prehej trupi i pajetë i së ëmës mbërriti vajza e saj e cila e tronditur vajtoi nënën e saj sapo kishte marrv lajmin. Një video e vajzës që qante nënvn e saj qarkulloi në rrjete sociale dhe të shumtë qenë personat që të drithëruar, e konsideruan  të gabuar publikimin e asaj videoje.

Vajza në fjalë përmes një reagimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje mediave që ta fshijnë atë video dhe ka prekur zemrat e të gjithëve me letrën e ndjerë në të cilën tregon se dje i ka dhënë lamtumirën për në banesën e fundit nënës.

“Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nëneë time fatkeqe, nënën time të mjerë. Nënën që kaloi gjithë jetën në vuajtje për të na rritur ne. Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz që villni vrer e përfitoni në hallin që më ka zënë mua sonte. Në atë hall që unë do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nënës time.

Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua.

Mjaft e keqpërdorët për disa like të fëlliqura apo komente. Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s’ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s’kam pse shqetësohem, dyer policash që se gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte një grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë, punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tre vajza.

Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më. Mjaft o njerëz të fëlliqur, mjaft u morët me ne tani që s’ua kemi më nevojën. Unë jam Ana dhe sot (dje) varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.

Share