Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Udhëtimi më i gjatë në botë me avion: Niset nga Singapori për në New York

Udhëtimi më i gjatë në botë me avion: Niset nga Singapori për në New York
October 13
08:39 2018

Të enjten në mbrëmje u nis nga Singapori avioni i cili pritet të theu rekordin për udhëtimin më të gjatë në botë kur u ul në aeroportin e New Yorkut.

Edhe pse nisja e tij nuk u bë në kohën e duhur ai mberriti në kohën e përcaktuar në destinacion pas udhëtimit 19 orësh. Kjo linjë ka ekzistuar dhe më parë, që në vitin 2004, por kishte një ndalesë prej 6 orësh në Frankfurt dhe biletat ishin më të shtrenjta.  Për këtë arsye dhe për shkak të rritjes së çmimit të karburantit në vitin 2015 kompania “Singapore Airline” e hoqi fluturimin direkt nga lista e tij duke përdorur linja të tjera alternative.

Tani, distanca prej 15 mijë kilometrash do të bëhet 3 herë në javë, derisa një avion i dytë të vihet në dispozicion të kompanisë dhe fluturimi të jetë i përditshëm. “Avioni i cili do të fluturojë këtë linjë të drejtpërdrejtë konsumon 25% më pak karburant se ai i vjetri, eleminon ndalesën në mes dhe i kursen njerëzve 6 orë, plus i ofron pasagjerëve më shumë komfort”- shprehet zëvendës presidenti i kompanisë “Singapore Airline”.

Përveç distancës rekord thyese, ajo që e bën të veçantë këtë fluturim është dhe fakti që ka vetëm dy sektore ulësesh, atë të “premium-economy” dhe “business class”. Ulëset në këto sektorë të ofrojnë hapsirën dhe rehatin e nevojshëm pasi mund të transformohen lehtësisht në krevatë. Gjithashtu pasagjerët kanë një mundësi zgjedhje prej 1200 orë filma dhe televizion për të kaluar kohën dhe  ushqimi që shërbehet është i një cilësie të lartë. Udhëtarët fatlumë të fluturimit shpërndanë dhe foto përpara se të niseshin, të cilat i gjeni më poshtë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje