Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

U shkarkua nga posti i Kryetares së grupit PD-së, reagon Rudina Hajdari: Ju siguroj se unë jam kryetare!

October 14
18:57 2019

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvend. Në mbledhjen më të fundit të grupit është vendosur të ndryshohet edhe drejtuesi, ku kjo detyrë i është besuar deputetit Korab Lita.

Lajmi është dhënë nga vetë Lita, i cili falënderon edhe kolegët për vlerësimin dhe besimin, me anë të një mesazhi në “Facebook”. Ndër të tjera, Lita thekson se detyra që i është besuar si kryetar grupi është një përgjegjësi dhe aspak privilegj.

Por, përmes një mesazhi në “Facebook”, Hajdari hedh poshtë pretendimet e deputetit Lita, duke thënë se vazhdon të jetë kryetare e grupit të PD.

“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, shkruan Hajdari.

Share