Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U rikthye në Kosovë, flet për herë të parë Rita Ora: “Jam krenare që jam pjesë e këtij kombi”

U rikthye në Kosovë, flet për herë të parë Rita Ora: “Jam krenare që jam pjesë e këtij kombi”
April 10
18:13 2019

Sikurse është bërë publike edhe më parë, Rita Ora ka vizituar ditën e djeshme Kosovën në kuadër të misionit të saj si ambasadore e organizatës ndërkombëtare “Unicef”.
Këngëtarja është shoqëruar në këtë qëndrim disa ditor në Kosovë nga prindërit e saj.
Në një konferencë të dhënë ditën e sotme për mediat në Prishtinë 26-vjeçarja u shpreh e lumtur që është në Kosovë dhe krenare që është pjesë e këtij vendi.
“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”- u shpreh Rita gjatë konferencës.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë Rita do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare në ndihmë të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë./Blitz.al/

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje