Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U publikua telefonata e vetëvrasjes, reagon sërish vajza e Michael Jackson

U publikua telefonata e vetëvrasjes, reagon sërish vajza e Michael Jackson
March 20
19:56 2019

Vajza e Michael Jackson, Paris po vazhdon t’i kundërpërgjigjet lajmeve që rrëfejnë se ajo tentoi vetëvrasjen gjatë fundjavës.

Si fillim,u  raportua se ajo ishte dërguar në spital pasi kishte prerë damarët. Më pas, të shtunën u publikua dhe audio e telefonatës për 911 ku dëgjohet të diskutohet për një incident si pasojë e një problemi psikiatrik në adresën e 20 vjeçares. Ata raportojnë se kanë arritur në vendngjarje dhe se personi mund të jetë një “VIP”. Më pas “The Blast” tregoi se ajo kishte humbur një sasi të madhe gjaku pas prerjes së damarëve.

20 vjeçarja postoi në Twitter një status mbrëmjen e djeshme ku deklaronte se publikimet e fundit ishin shpikur, pasi ajo nuk dha reagimin e çmendur që ata prisnin për dokumentarin për babanë e saj.

“Ata nuk morën reagimin e çmendur që donin nga dokumentari, dhe një reagim i butë e i qetë nuk shet lajme ndaj pse jo mos të gënjesh e të krijosh një histori që shet? Patetike”- shkroi ajo.

“Leaving Neverland” është dokumentari që rrëfen disa deklarata nga persona që shprehen se janë abuzuar seksualisht nga Michael Jackson kur ishin fëmijë. Ndonëse ai ka shokuar botën, vajza e këngëtarit kishte një reagim shumë të qetë ditën e premte. Paris tha se nuk ishte detyra e saj të mbronte babain nga akuzat.

“Nuk kam asgjë për të thënë (sepse çdo gjë është thënë) në mbrojtje të tij. Taj po bën një punë perfekte. Dhe e mbështes. Por nuk është detyra ime. Unë po mundohem thjesht t’i qetësoj të gjithë dhe të shkoj me rrjedhën, të jem e butë dhe të mendoj për “the bigger picture”. Kjo jam unë.”- shkroi ajo duke iu referuar kushëririt të saj që ka dalë në mbrojtje të këngëtarit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje