Blitz

 Breaking News

U plagos gjatë punës dhe pas testit rezultoi me COVID, 51-vjeçari largohet nga spitali. Lokalizohet nga policia

U plagos gjatë punës dhe pas testit rezultoi me COVID, 51-vjeçari largohet nga spitali. Lokalizohet nga policia
April 07
18:33 2020

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një punëtor krahu pasi përfundoi në spital se u plagos në orarin e punës, rezultoi dhe me COVID.

Ndonëse 51-vjeçari ishte vendosur në një dhomë të izoluar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, teksa priste rezultatet e COVID, ai u largua nga spitali. Kanë qenë mjekët ata që kanë lajmëruar policinë, se një person me COVID, ishte zhdukur nga spitali.

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Emergjencës. Pas kërkimeve të policisë, personi në fjalë, nga Malisheva u lokalizua. Ndërkohë, IKSHP tha se po gjurmohen kontaktet e punëtori nga Malisheva.

Share