Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

U përplas nga ambulanca te “Rruga e Durrësit”, ndërron jetë këmbësorja

U përplas nga ambulanca te “Rruga e Durrësit”, ndërron jetë këmbësorja
June 16
12:34 2019

Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të TEG, ku 3 anëtarë të një familje humbën jetën, një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme te “Rruga e Durrësit”.

Një grua këmbësore është përplasur nga një ambulancë teksa tentonte të kalonte rrugën.

Gruaja, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, është transportuar nga ambulanca që e përplasi drejt spitalit, por fatkeqësisht pak orë më vonë ka ndërruar jetë. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share