Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

U përfol se Lori dhe Visi janë ndarë, por ky koment i motrës së Lorit na konfuzoi sërish

U përfol se Lori dhe Visi janë ndarë, por ky koment i motrës së Lorit na konfuzoi sërish
March 12
16:45 2019

Prej kohësh në media po përflitet për një ndarje të mundshme mes Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit. Në profilet e tyre në Instagram nuk gjendet më asnjë foto në çift e asnjë gjurmë nga lidhja e tyre.

Madje ditën e sotme, burime pranë “Newsbomb” treguan se çifti jo vetëm që është ndarë, por Lori ka nisur edhe një lidhje të re, të lumtur.

Gjithsesi, ditën e djeshme Visi ka postuar një foto normale me miqtë në Vienë. Por nëse shohim pak më tej në komente, gjejmë një të tillë nga motra e vogël e Lorit, Redia.

“Hajde hajde”- i shkruan ajo, ndërkohë që Visi i përgjigjet ta presë.

Ky koment na konfuzoi sërish. Megjithatë nuk është çudi që edhe nëse janë ndarë, të ketë ende komunikim  miqësor mes motrës së Lorit dhe Visit. /Blitz.al/

 

Share