Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U përfol për sherr me Oriola Marashin, reagon për herë të parë Noizy: “Kaq ishte!”

U përfol për sherr me Oriola Marashin, reagon për herë të parë Noizy: “Kaq ishte!”
February 02
19:06 2019

U bë kohë që nëpër media qarkullon lajmi se marrëdhëniet mes reperit dhe modeles së njohur nuk janë më si më parë.

Ndërkohë, zërat për një sherr të mundshëm u përforcuan edhe më shumë pak ditë më parë, ku ata nuk ndiqnin më njëri-tjetrin as në Instagram.

Gjithçka mbeti e paqartë deri sot kur Noizy vendosi të reagojë për herë të parë për këtë çështje.

Këngëtari ka postuar në Instastory, një foto “Screenshot” ku shihet se Oriola ka nisur sërish ta ndjekë në Instagram.

“Kaq ishte”- shkruan reperi duke e shoqëruar shkrimin me një emoji duke qeshur me lot.

Nuk dihet nëse gjithë kjo ishte vërtetë një sherr apo një lojë e kurdisur mes miqsh, megjithatë deri sa të  zbardhet gjithë situata na mbetet të mbesim akoma në dilemë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje