Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

U kap me drogë, moderatori i njohur shqiptar dënohet me burg nga Gjykata

U kap me drogë, moderatori i njohur shqiptar dënohet me burg nga Gjykata
September 10
13:24 2019

Ditën e djeshme në Gjykatën e Prishtinës, u mbajt seanca gjyqësore për akuzat ndaj moderatorit të njohur, Mentor Shuki. Vetë moderatori ka pranuar fajësinë, duke bërë që ditën e sotme Gjykata të merrte masën e dënimit.

Ajo ka vendosur 1 vit burgim me kusht dhe një gjobë prej 200 euro. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij, Nebojsha Denic do të vuajë dënimin më burg prej 6 muajsh dhe gjobë prej 500 euro.

Shuki njihet nga publiku si komedian dhe autor i “Me Shukin”. Sipas aktakuzës, në mars të vitit 2019 atij ju gjetën 4 gramë substancë narkotike Amfetamine dhe më shumë se 84 gramë sustancë narkotike të llojit GHB.

Burimi:Kallxo.com

Share