Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“U gjet i pajetë në mes të rrugës”-Vritet me armë zjarri 55-vjeçari në Shkodër

“U gjet i pajetë në mes të rrugës”-Vritet me armë zjarri 55-vjeçari në Shkodër
October 21
12:35 2019

Një person është vrarë mesditën e sotme me armë zjarri në Malësinë e Shoshit në Shkodër.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Lazër Arra.
Burime paraprake raportojnë se viktima është i moshës 55-vjeçare. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe u gjet nga kalimtarët i pajetë në mes të rrugës.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Me datë 21.10.2019, rreth  orës 12:00,  në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi  L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

/Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

 

Share