Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

U desh një tango në “DWM” që Eliona Pitarka të zbulonte lidhjen e saj

U desh një tango në “DWM” që Eliona Pitarka të zbulonte lidhjen e saj
October 15
09:49 2019

Eliona Pitarka këtë vit është një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit “Dance With Me” nê Tv Klan. Ajo është në çift me këngëtarin Mateus Frroku dhe të dy po provojnë në këtë edicion një fushë që nuk e kishin prekur më parë.

Mbrëmjen e djeshme dyshja ka sjellë në skenë një tango pasionante.

Teksa ka përfunduar kërcimin në “Dance With Me” ajo ka treguar se i dashuri i saj është në skenë dhe e ka përshëndetur.

“Meqë Tango për mua është kërcimi i dashurisë, dua t’ja dedikoj atë njeriut tim të zemrës. Hera e parë që po e bëj, por zemër ky kërcim ishte vetëm për ty”, u shpreh Eliona.

E pyetur nga Alketa nëse i dashuri i saj është personazh publik, ajo u shpreh se publiku nuk e njeh.

 

 

Share