Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U bë nënë për herë të katërt, Kim Kardashian flet për të birin e sapoardhur në jetë

U bë nënë për herë të katërt, Kim Kardashian flet për të birin e sapoardhur në jetë
May 12
12:14 2019

Kim Kardashian është bërë nënë për herë të katërt dhe po e ndanë lumturinë me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo ka shpërndarë disa foto nga festa e organizuar për të dy javë më parë dhe ka folur për të birin e sapoardhur në jetë:

“Po më ikte truri kot sepse ai është më i qeti nga të gjithë fëmijët e mi deri tani dhe të gjithë e duan shumë. Festuam për të një javë më herët dhe tani ai është këtu! Është kaq perfekt!”

Ajo ende nuk e ka bërë të ditur emrin e të birit, dhe të premten e dha lajmin e gëzueshëm me një postim në Twitter:

“Ai është këtu dhe është perfekt!”

Deri tani dimë që i ngjan shumë dhe vajzës tjetër të Kim, Chicagos:

“Është gjithashtu binjaku i Chicagos lol. Jam e sigurtë që do ndryshojë shumë, por tani ai duket fiks si ajo.”

Kim e ka treguar gjithnjë që një ndër gjërat që e bën më të lumtur është familja, dhe me ardhjen në jetë të një fëmije tjetër, entuziazmi është mëse i qartë. Tashmë na mbetet të mësojmë vetëm emrin, duke shpresuar që këtë herë nuk do të jetë sërish një emër vendi apo drejtimi në hartë (Saint, North, Chicago). /Blitz.al/

Komento
Shperndaje