Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U aludua sherr mes saj dhe Luanës, por Fifi rikthehet në “Shiko kush luan”

U aludua sherr mes saj dhe Luanës, por Fifi rikthehet në “Shiko kush luan”
October 11
20:41 2018

Nëse keni menduar se ndryshimet bëhen vetëm në fillim sezoni, gaboheni.

Blitz.al ka zbuluar se në “Shiko kush luan” do të rikthehet sërish këngëtarja Fifi. Që nga kjo e shtunë e deri në fund të sezonit, ajo do të jetë zyrtarisht pjesë e emisionit.

Pra, të gjitha aludimet se ka ndodhur një sherr midis tyre kanë qenë të gabuara. Dy puntatat e para ka qenë Marsela Cibukaj që na ka shoqëruar, por tashmë ajo së bashku me Kamela Islamaj do të jenë pjesë e “Soiree” të Jonida Shehut.

Mesa duket ky ndërrim, ka bërë që Fifi t’i bashkohet sërish skuadrës së Luanës. Për detaje të tjera, na mbetet të presim të shtunën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje