Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Twerk” në skenë? Reagon Ronela Hajati: “Më duheshin lekët, më mirë këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë…”

“Twerk” në skenë? Reagon Ronela Hajati: “Më duheshin lekët, më mirë këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë…”
January 20
10:31 2018

Ronela Hajati është ndër të paktat këngëtare që guxojnë në skenë jo vetëm me veshjen por edhe me kërcimin e saj.

Vite më parë, pikërisht në 2013, performance e Ronelës në Kënga Magjike ka bërë shumë zhurmë.  Këngëtarja ka bërë “twerk” në skenë, një lloj kërcimi i cili nuk ishte kaq i përhapur sa në ditët e sotme.

Pikërisht 5 vite më vonë, këngëtarja e ka sqaruar këtë gjë në emisionin “Boom” me Fiori Dardhën dhe Rozana Radin.  E pyetur për këtë , ajo ka thënë:

“ Për kohën ishte guxim i madh, po ta bësh në klip nuk vërehet shumë, por në skenë që ke njerëz aty përballë, edhe ato vërtet ishin gjeste.. Në prova nuk e kam bërë se e dija që nuk do të lejonte Arditi. Gjithmonë i kam bërë këto gjërat. Por atëherë ka qenë një periudhë që nuk kisha mundësi të bëja klipe fare dhe të vetmen dalje që mund të bëja ishte “Kënga Magjike”. Mezi e prisja që të vinte, përgatitesha gjithë vitin.Unë ato lekë duhet ti fitoja, më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë skenës”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje