Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tv Klan dhe Top Channel zbulojnë programacionin! Këto janë emisionet dhe risitë e këtij sezoni

Tv Klan dhe Top Channel zbulojnë programacionin! Këto janë emisionet dhe risitë e këtij sezoni
August 29
16:22 2018

 

Vetëm pak ditë na ndajnë nga sezoni i ri televiziv që do të nisë më 3 shtator. Prej javësh në media janë shkruar shumë lajme për lëvizjet që do të ndodhin në dy televizionet kryesore dhe jo vetëm, Top Channel dhe Tv Klan. Një e nga një janë zbuluar gjithashtu edhe programet që do të trasmetohen. Në një kohë që Top Channel po publikon një e nga një spotet e çdo emisioni, Tv Klan ka publikuar sot emisionet që do të transmetohen në sezonin e ri. Duket se vera ka qenë jo vetëm pushime por edhe punë.

Si njëri televizion edhe tjetri përveçse programeve të çdo sezoni kanë vendosur të sjellin projekte të reja në ekran.

Top Channel 

Top Channel më 3 shtator do e nisë të hënën me programin e mëngjesit “Në shtëpinë tonë” këtë herë nën moderimin e Stela Kotrit dhe Florian Agalliut. Rikthimi i Stelës pas 12 vitesh në Top Channel sjell kuriozitet për publikun që për disa sezone me rradhë ishte mësuar me Anjeza Majën. Pak ditë më parë është publikuar spoti informues i këtij emisioni në të cilin u vu re se Flori dhe Stela kishin kimi me njëri-tjetrin gjë e cila do të shihet me mirë në nisjen e trasmetimit.

 

@neshtepinetone, së shpejti në #TopChannel. #neshtepinetone

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Fiks Fare do të vijojë të jetë çdo ditë në të njëjtin orar dhe do të moderohet nga Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Dy çunat mbrëmjen e djeshme kanë publikuar spotin e sezonin të ri me anë të një videoje mjaft interesante ku shfaqen si dy kuzhinierë duke gatuar gjithë “të mirat” e të “këqijat” e politikës dhe aktualitetit.

 

📣#FiksFare🔥Nga date 3 Shtator ne @topchannelalbania 📺

A post shared by Dorian Ramaliu (@dorian_ramaliu) on

Nga studioja e lajmeve në një tjetër studio këtë herë si moderator Denis Dyrnjaja do të nisë “Top Talk” një program i fokusuar mbi aktualitetin e përditshëm, çdo ditë në orarin që dikur zihej nga “Pop Culture”.

“Dilema” është programi më i ri argëtues i sjellë nga Top Channel. NJë formulë e re e tillë i është besuar Eno Popit, mjaft i popullarizuar me formatet ku luhet për të fituar lekë.

“Ftesë për 5” është një tjetër program i ri që do të shfaqet këtë sezon në Top Channel e që do të zërë vendin e “Pasdite në Top Channel”. Një program i ristruktuaruar në tërësi do të drejtohet nga Bieta Sulo, e cila ka një eksperiencë si kryeredaktore dhe opinioniste në Top Show.

Ju prezantoj me… “Ftesë për 5”, se shpejti…

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

“Top of the Top” do të quhet programi që gjithashtu do të nisë këtë shtator, të paktën nga san a ka zbuluar vetë moderatorja Klea Huta.  Bëhet fjalë për një emision me 12 puntata e me 12 shqiptarë të famshëm në botësi Emina Çunmulaj, Afërdita Dreshaj etj , të cilët do të hapin dyert e shtëpisë për Klean dhe stafin e saj.

 

“Top Story” dhe “The Voice of Albania” janë dy programe që mbeten në pritje për informacione të mëtejshme pasi ende nuk ka detaje se kush do i moderojë apo kur do e nisin rrugëtimin. Luana Vjollca aktualisht është duke punuar për projektin e saj më të ri sezonin e ardhshëm. Thuhet se asaj i është besuar “Big Brother Vip” e madje ditën e djeshme ka qenë vetë moderatorja që ka publikuar disa foto të shkëputura nga disa xhirime të spotit por ende nuk është bërë asgjë publike.

#TopStory një emision politiko-investigativ, së shpejti në #TopChannel.

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Tv Klan

Tv Klan ka bërë  gjithashtu ndryshime këtë sezon jo vetëm në programacione dhe prurje të reja por edhe në figura.

Ndërkohë “Opinion” pavarësisht se u përfol për një zhvendosje të mundshme vazhdon të qëndrojë stoik dhe po i  njëjti edhe në sezonin që vjen. Blendi Fevziu dhe stafi i tij do të shfaqen çdo të hënë dhe të enjte në mbrëmje në këtë televizion.

@blendifevziu #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

“Xing Me Ermalin” do të jetë gjithashtu pjesë e këtij sezoni si programi i të shtunës mbrëma por vetëm me një ndryshim në orar. Ditën e djeshme moderator ka publikuar promon e sezonit të ri ku krahas tij do të vijojë të jetë sërish Kejvina Kthjella.

xing me ermalin

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Nuk ka më “Apartament 2xl” por “Duplex” dhe këtë herë në Tv Klan. Grupi i aktorëve do të nisë maratonën e humorit me po të njëjtën formulë por thjesht në një tjetër televizion. Prej javësh ata janë duke paralajmëruar shfaqjen e tyre teksa sot janë shfaqur edhe në promon zyrtare të përgjithshme të televizion.

“Stop”  me Gentin dhe Saimirin do të vijojë të jetë emisioni investigativ që do të trasmetohet çdo ditë në mbrëmje në Tv Klan.

Pasi u trasmetua në një sezon, Kiara Tiro dhe “Doktor Plastik” do të rikthehet edhe këtë shtator duke treguar ekperiencat e ndryshme të njerëzve të zakonshëm dhe ndryshimet pasi kryejnë ndërhyrje estetike.

“Rudina” dhe emsioni i saj çdo pasdite do të jetë sërish besnik i çdo dite në Tv Klan.

#Rudina #rudinamagjistari #rtvklan #klanhd #tvklan Look of the day @class_collection1

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

Prurja e re e këtij sezoni është emisioni “Ditë për ditë”. Ky program do të jetë menjëherë pas Aldo Morning Show dhe do të moderohet nga Alba Çobaj, ish-banore e Big Brother.

Pas “Bukë e kripë e zemër” Alfio dhe Indriti do të vijnë me “Sfida e Gatimit” një program i ri i cili do të trasmetohet çdo ditë në Tv Klan.

“Dance With e 5” do të nisë trasmetimin javën e tretë të shtatorit. Produksioni i Tv Klan nën regjinë e Vera Grabockës dhe drejtimin e Alketa Vejsiut do të sjellë sfidën e kërcimit në ekranin e Tv Klan.

E Diela Shqiptare si gjithnjë ditën e fundit të javës në orën 13:30 do të mbajë para ekranit gjithë shqiptarët. Ardit Gjebrea dhe Andresa do të jenë shoqëruesit tuaj edhe për këtë sezon edhe pse ende nuk kanë dalë detaje nëse do të ketë rubrika të reja brenda këtij programi. Si gjithnjë edhe këtë sezon Tv Klan do i japë peshë të madhe telenovelave turke pasi sërish do të zënë një vend të rëndësishëm./Blitz.al/

 

Share