Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tregoi publikisht emrat e ngelësve VIP, pedagogu i del kundër Iris Luarasit

Tregoi publikisht emrat e ngelësve VIP, pedagogu i del kundër Iris Luarasit
October 21
09:22 2019

E ftuar mbrëmjen e së shtunës  në emisionin “Shiko kush Luan”, në një nga rubrikat e lojës, Iris Luarasi zbuloi emra e njohur të ekranit që i ka ngelur në lëndën e saj si pedagoge e gazetarisë.

Irisi përmendi publikisht emrat e Arbana Osmanit apo Jonida Shehut, si studente ngelëse në lëndën e saj në Fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës.

Pikërisht ky veprim i Luarasit është kritikuar nga profesori dhe kolegu i saj, Ilir Ciko, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetët e tij sociale.

Ndër të tjera, Ciko shkruan se nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, atëherë duhet të vendosen rregulla loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve.

Postimi i plotë:

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një person që e quan vehten pedagog mund të bëjë publike, madje me krenari e në emisione televizive, emra personash që i ka ngelur në lëndën e tij/saj, aq më tepër kur këta janë po aq, a në mos edhe më të njohur për publikun.

Kam 16 vite që kam përcjellë breza studentësh e në ato raste kur kam qenë i shtrënguar për të mos i kaluar, jam i sigurt që askush tjetër veç studentit dhe administratës së universitetit nuk është informuar për vlerësimin përkatës.

Nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, besoj se duhen vendosur rregulla loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve./Blitz.al/

Share