Blitz

 Breaking News

Transgjinorja Lola, kur e kuptoi se nuk ndihej mashkull dhe donte të bëhej femër!

Transgjinorja Lola, kur e kuptoi se nuk ndihej mashkull dhe donte të bëhej femër!
February 24
16:48 2020

Çdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare flitet për komunitetin LGBTI e çdo ditë më shumë shfaqen hapur në ekran. Lola është një prej tyre. Bukuroshja transgjinore së fundmi ka qenë e ftuar në “Why Not”, me Roza Lati në Ora TV ku ka treguar për momentin që arriti të kuptonte se nuk ndihej mashkull.

Roza Lati: Ti linde djalë, kur vendose ti përfundimisht për ta bërë këtë transformim?

Lola: Unë nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë ndryshe, këtë identitet kam pasur, paravrësisht që nuk e kam kuptuar qartë ose nuk e kam përthithur qartë identitetin tim se kur ti je e vogël më shumë e ke mendjen të bësh gjëra që bëjnë fëmijët sesa të rrish të mendosh për identitetin. Në pubertet aty fillova të kuptoja që shiko se ka diçka ndryshe tek unë që nuk e shoh tek meshkujt e tjerë. Në fillim mendova se kam orientim, jam gey, pastaj po shikoja meshkujt e tjerë që ishin gey dhe luanin futboll, bënin gjëra meshkujsh ndërkohë që mua nuk më pëlqenin këto gjëra. Mir me rrethin e meshkujve nuk përshtatem, as me rrethin e gey-ve nuk përshtatem atëhere ku jam unë? Pastaj e kuptova se ndoshta jam trans. Aty fillova të eksperimentoja me look-un tim dhe u dashurova.

Share