Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Transgjinorja hedh në gjyq Ministrinë e Drejtësisë pasi e dërguan në burgun e burrave: “Unë s’jam burrë, po më diskriminojnë!”

Transgjinorja hedh në gjyq Ministrinë e Drejtësisë pasi e dërguan në burgun e burrave: “Unë s’jam burrë, po më diskriminojnë!”
January 25
17:17 2018

Një transgjinore, pra një vajzë që dikur ka qenë djalë por tashmë ka ndryshuar seksin dhe gjininë, është aktualisht duke hedhur në gjyq Ministrinë e Drejtësisë në Londër, sepse për një krim të sajin, ata e kanë dërguar në burgun e meshkujve, duke marrë parasysh gjininë që ajo ka pasur kur ka lindur dhe jo gjininë e ndryshuar.

28 vjeccarja u akuzua pasi u përfshi në një konflikt në rrugë dhe kishte përdorur dhunë fizikë ndaj një tjetër shtetasi, u kap nga policia dhe menjëherë u dënua me 6 muaj burgim edhe pse në këtë vendim u anashkalua tërësisht ndryshimi gjinor i saj.

“U çudita kur në proçes verbal ishte shkruar se unë isha mashkull, ishte tërësisht diskriminuese dhe e pa bazë” – është shprehur e ofenduar Tara.

Megjithatë, gjykata ka kthyer një përgjigje duke thënë se në fakt ajo nuk e ka ndryshuar gjininë e saj me dokumentacion dhe në regjistrat e gjendjes civile ajo ende figuron si djalë dhe kjo nuk është bërë për ta ofenduar zgjedhjen e saj për të ndërruar gjininë.

Megjithatë, një gjyq i hapur ende vazhdon dhe sigurisht tashmë është përfshirë edhe publiku në rrjete sociale të cilët janë duke vërshuar në komente lidhur me rastin në fjalë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje