Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tradhtia e Brad Pitt çon çiftin në divorc

May 26
10:01 2016

Divorci 400 milionë dollarësh i Angelina Jolie dhe Brad Pitt: shkaku tradhtia.

Sipas një burimi, marrëdhënia mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk është duke shkuar edhe aq mirë. Çifti ka pasur zënka të vazhdueshme dhe thashethemet thonë se shkaku kryesor është një tradhtia nga ana e Brad Pitt. Ndoshta dashuria që ka ngelur mes tyre nuk është aq e fortë sa të shpëtojë këtë martesë. Me një tradhti në mes dhe kriza njëra pas tjetrës, një nga marrëdhëniet më romantike të Hollivudit duket se do të ketë një fund të trishtuar.

“Asnjëri prej tyre nuk është i sigurt nëse munden apo duhet të vazhdojnë bashkë apo jo”,- ka thënë një burim i afërt i çiftit për revistën “OK!” “Brad është i lodhur nga kjo martesë përderisa edhe Angelina mezi ushqehet dhe pi verë pothuajse çdo natë. Ai është thjesht i lodhur duke harxhuar kaq shumë energji duke e shtyrë atë të përmirësojë gjendjen e saj shëndetësore dhe të kujdeset për veten. Ka qenë e vështirë për të të shohë gruan e tij të arrijë në këtë pikë”.

Por Brad nuk është plotësisht i pafajshëm. Ai është akuzuar disa herë se e ka tradhtuar bashkëshorten me Marion Cotillard. Aktori e ka mohuar këtë gjë duke thënë se mes tij dhe Marion nuk ka pasur një flirt apo më shumë.

Por çifti nuk ka qenë gjithmonë kështu. Brad e tërhiqte ana e errët e Angelinës dhe nuk e ka kursyer dashurinë ndaj saj duke e thënë shpesh edhe në intervista apo deklarata. Ky do të jetë një lajm i keq për të gjithë fansat e çiftit që i kanë ndjekur dhe adhuruar që në filmin  “Mr. & Mrs. Smith”.

Shperndaje