Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Doshi i shpëton burgut kurse Mark Frroku dhe Durim Bami vendosen pas hekurave!

Tom Doshi i shpëton burgut kurse Mark Frroku dhe Durim Bami vendosen pas hekurave!
July 04
16:04 2018

 

Ditën e sotme, gjykata e Tiranës ka dhënë verdiktin përfundimtar për çështjen e kallzimit të rremë për atentatin e supozuar ndaj tij.

Ajo ka shpallur të pafajshëm Tom Doshin, ndërkohë ka vendosur dënim me 1 vit burg për ish-deputetin Mark Frroku.

Frroku do të duhet të kalojë vetëm 8 muaj izolim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nga ana tjetër, Durim Bami është dënuar me 1 vit burg, vit të cilin do ta kryejë të plotë dhe pa shkurtime.

Kujtojmë se seancën e shkuar gjatë pretencës, prokuroria kishte kërkuar dënimin me nga një vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe shtetasin Durim Bami, në akuzë për “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje