Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër surprizë në “Kënga Magjike 2018”, Ardit Gjebrea zbulon risinë në konkurimin e artistëve të rinj

Tjetër surprizë në “Kënga Magjike 2018”, Ardit Gjebrea zbulon risinë në konkurimin e artistëve të rinj
December 02
17:12 2018

Ditën e sotme në emisionin “E Diela Shqiptare”, është zhvilluar faza e seleksionimit të artistëve të rinj për netët finale të “Kënga Magjike”.

Juria ka përzgjedhur mes atyre të talentuarve që kishin kaluar deri në këtë fazë dhe votuan me ngjyrat jeshile apo të kuqe. Supriza në përzgjedhje nuk kishte dhe numri i “New Artist” që kaluan ishte vërtetë i madh, madje më i madh se numri i artistëve Big.  Megjithatë ishte surprizë fakti që dhe publiku në sallën e Pallatit të Kongreseve do ketë të drejtën e votës, me kartonat jeshile dhe të kuq, njejtë si juria. Sigurisht që kjo do jetë vetëm për kategorinë e të rinjëve dhe publiku do të gjykojë në bazë të preferencave të tyre. Votimi i publikut ndodh për herë të parë festival dhe për këtë arsye është një risi e rëndësishme.

Këtë e zbuloi Ardit Gjebrea dhe është risi-ja e rradhës e netëve finale të “Kënga Magjike”, së bashku me ekranin VR në skenë apo me faktin që edhe vetë Ardit Gjebrea do të këndojë. Mesa duket ky 20 vjetor është vërtetë edicioni i suprizave dhe risive. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje