Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tifozët Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren

Tifozët Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren
November 15
17:28 2016

Tifozët e Kombëtares, grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, kanë shpallur se do të bojkotojnë Kombëtaren e Futbollit në ndeshjet e ardhshme për shkak të dhunës së paprecedent nga policia në ndeshjen me Izraelin

Ja statusi i tyre në Facebook:

Të nderuar tifozë,

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti nuk mund ta përshkruajë terrorin që tifozët shqiptarë përjetuan nga Policia e Shtetit Shqiptar. Ne jemi tifozë, që e duam këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur, “Tifozat Kuq e Zi” janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.

Me këtë rast, ftojmë Policinë e Shtetit Shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës do t’ju njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

“Tifozat Kuq e Zi”.

 

Komento
Shperndaje