Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thyen rëndë rregullat e “Big Brother”, të shtunën priten ndëshkime

Thyen rëndë rregullat e “Big Brother”, të shtunën priten ndëshkime
May 04
11:43 2017

Në shtëpinë e “Big Brother” ka shkuar një zarf i zi, në të cilin paralajmërohen masa ekstreme që do të merren nga “Vëllai i Madh” për një prej banorëve, i cili ka thyer rregullat bazë të këtij programi.

“Njëri prej banorëve të shtëpisë ka thyer rregullat bazë të këtij programi. Të shtunën, gjatë transmetimit “live”, do të ketë pasoja të rënda. Përgatituni!”- thuhet në komunikimin e “Big Brother”, të cilin për banorët e shtëpisë e lexon Danjeli.

Komunikim që për disa momente i lë në heshtje dhe të shokuar banorët, që fillojnë e të mendojnë se çfarë rregulli është shkelur dhe se ky vendim do të prekë edhe partnerin/partneren e banorit të banorit që ka shkelur rregullin.

Mbetet për t’u parë të shtunën mbrëma se kush është banori që ka thyer rregullat bazë dhe cila do të jetë masa që do të ndërmerret në shtëpi.

Shperndaje