Blitz

 Breaking News

“Thumbon” i karantinës ndan ndjekësit në dy grupe: Videoja virale në të cilën kushdo gjeti veten

April 21
15:55 2020

Epo edhe pse Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu u shprehën se për shkak të pandemisë u detyruan të mos transmetohej “Thumbon” deri në një lajmërim të dytë, kjo nuk do të thotë se mungojnë thumbat.
Në fakt duket e pamundur që Aulona dhe Fatma të qëndronin kaq gjatë larg gjësë që dijnë të bëjnë më mirë dhe për të cilën dhe ndjekësit i duan. Thumb-i i kësaj here ka qenë midis njëra-tjetrës duke treguar tipike rastine dy shoqeve që janë mike të mira por që bëjnë jetë le të themi komplet të ndryshme, sidomos jetën e karantinës.

Videoja që Fatma publikoi së fundmi jo vetëm që u bë virale në Instagram por aty gjetën veten shumë persona duke u ndarë në dy skuadra “Jashtë forme me Fatmën” ose “Në formë me Aulonën”. Aulona gjatë karantinës është kujdesur që jo vetëm të hajë shëndetshëm, të ushtrohet të numërojë kaloritë etj por edhe të këshillojë të tjerët t’a kthejnë këtë gjë në qëllim. Nga ana tjetër Fatma përmes kësaj video tregon se në karantinën e saj bën komplet të kundërtën: ha çfarë të dëshirojë!
Epo le të themi se të shumtë ishin ata që zgjodhën skuadrën e tyre.
Po ti gjatë karantinës ishe ” Jashtë forme me Fatmën” apo ” Në formë me Aulonën”?. /Blitz.al/

Share