Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thoni çfarë të doni ju vajza, për Bleonën burrë është ai “që të rreh 3 herë në ditë”!

Thoni çfarë të doni ju vajza, për Bleonën burrë është ai “që të rreh 3 herë në ditë”!
November 19
11:01 2017

E ftuara e djeshme në “Xing me Ermalin” ka qenë Bleona Qereti siç e keni parë të flitet për të në shumicën e portaleve. Tashmë e dimë: Bleona është lajm i garantuar.

Mes batutash dhe të qeshurash, më së shumti Mamaqi e kishte përqëndruar intervistën e tij në gjetjen e një burri ideal për Bleonën dhe si zakonisht kjo e fundit ja ka mbajtur mirë lojën.

Pasi të dy ranë dakord se mashkulli ideal për të do ishte një miksim i Edi Ramës, Pirro Çakos dhe Shefqet Kastratit, Bleona ka theksuar negojën që ka për një burrë me karakter të fortë krah saj.

“Duhet dikush që të më rrahi 3 herë në ditë o zemra!”- ka thënë Bleona duke treguar se nuk e ka fjalën për dhunë, por kjo është shprehja për të përshkruar një mashkull që e ka shpatullën e fortë për tu mbështetur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje