Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thjesht klipi i këngës apo dy këngëtarët e njohur janë në një lidhje?

Thjesht klipi i këngës apo dy këngëtarët e njohur janë në një lidhje?
June 22
10:02 2019

Qëllimi i klipeve muzikore është që ta bëjnë historinë të duket sa më reale, dhe mund të themi se Shawn Mendes dhe Camila Cabello ja dolën. Së fundmi ata kanë publikuar “Senorita” dhe të gjithë vunë re kiminë seksuale mes tyre.

Në klip, ata shfaqen si dy partnerë. Në të ka një pjesë kërcimi sensual, një situatë tepër seksi në dhomën e hotelit, një tjetër ku Shawn e ngre Camilën për ta ngjeshur pas murit etj etj. Mjafton ta shihni.

Ndërkohë dhe teksti lë pak për të kuptuar:

“You say ‘we’re just friends,’ but friends don’t know the way you taste,” dhe më pas “Her body fit right in my hands.”

Ndonëse mund të jetë e gjitha në kuadrin profesional, njerëzit po e shijojnë shumë faktin që dy këngëtarët të jenë bashkë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje