Blitz

 Breaking News

“Thanë se pagova publikun e Këngës Magjike por s’kam aq lekë!”,- Fifi flet për raportin me Eneda Tarifën pas momentit të sikletshëm në festival

“Thanë se pagova publikun e Këngës Magjike por s’kam aq lekë!”,- Fifi flet për raportin me Eneda Tarifën pas momentit të sikletshëm në festival
January 18
10:37 2020

Përballja e Fifit me Eneda Tarifën në finalen e Kënga Magjike u diskutua gjatë nga publiku dhe mediat. Vendi i parë dhe i dytë këtë vit është komentuar shumë pasi një pjesë e publikut mbështeste Fifin e pjesa tjetër Eneda Tarifën, madje edhe ë finale Eneda u përball me një situatë të sikletshme pasi publiku thërriste emrin e Fifit në momentin që ajo u shpall fituese. Por mes dy këngëtareve nuk k hatërmbetje dhe këtë e kanë pranuar të dyja.

Së fundmi e ftuar në emisionin “3shat” Fifi ka folur sërish për raportin e saj aktual me Enedën dhe situatën në momentin e shpalljes së fitueses.

“Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në ‘Kënga Magjike’ ka qenë Eneda Tarifa. Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allaun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar (nga fansat) por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”, është shprehur Fifi sipas Xing.

Epo mesa duket vajzat nuk kanë asnjë hatërmbetje me njëra-tjetrën./Blitz.al/

Share