Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërësisht ndryshe nga “Opinion”, Drini Zeqo nis një ekperiencë të re në programin më të veçantë në Tv Klan

Tërësisht ndryshe nga “Opinion”, Drini Zeqo nis një ekperiencë të re në programin më të veçantë në Tv Klan
October 02
17:39 2018

Shumë prej jush ndoshta menduan se Drini Zeqo kaloi verën më të bukur. Gazetari ndryshe nga vitet e tjera këtë verë zgjodhi që të mbathte një palë atlete, një çantë shpine dhe të eksploronte vende dhe kultura të reja. Destinacioni i Drini që prej korrikut ka qenë Afrika. Kenia ishte një nga vendet në të cilat Drini u argëtua më së shumti duke njohur botën shtazore të cilën mund ta shohësh vetëm në këtë vend. Një gjirafë, një gazelë, një feline, një zjarr i madh në pyll, një agim i shijuar ndryshe, shtëpia e Freddie Mercury, veshja dhe kultura e Afrikës e sidomos shtëpitë e tyre janë disa nga gjërat që Drinit i bënë më së shumti përshtypje dhe i dhanë një kuptim ndryshe pushimeve të tij. Por sot zbuluam se këto nuk paskan qenë aspak pushime. Drini në fakt gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar. Ai i është bashkuar stafit të programit “Check in” i cili të shtunën do të nisë sezonin e dytë.

“Check-in” është një program që përfshin udhëtime shumë të veçanta në mbarë botën, eksplorimin e kulturave të ndryshme. Këta dokumentarë sezonin e kaluar janë realizuar nga gazetarja Dorjana Daka dhe ekspertja e turizmit, Albana Nanaj ndërsa këtë vit kësaj të fundit i është bashkuar Drini Zeqo. Përtej zyrës së lajmeve dhe “Opinion”-it, Drinin tashmë do e shohim dhe si ekploruesin e vendeve dhe kulturave të ndryshme, dicka e re për profilin e tij të gazetarisë./Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Pure moments of happiness #tanzaniantravelers #kenya

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo) on

Komento
Shperndaje