Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Teksa flet për gjyshen e tij, Blendi Fevziu përlotet në emision

Teksa flet për gjyshen e tij, Blendi Fevziu përlotet në emision
November 10
22:12 2019

“Tirana e nonës”është libri më i ri që Blendi Fevziu hedh në treg. I ftuar në studion e emisionit “Thumb On” në RTV Ora, Fevziu tregoi disa detaje nga libri, duke e quajtur librin e jetës. Ai beson se nuk do të shkruajë një libër më të mirë se ky e duke thënë këtë është përlotur në studio, gjë të cilën ia vunë në dukje edhe modedatoret.

Blendi Fevziu: Ky libër që në momentin e parë që shkruajta  kisha unë një bindje që ishte libri më i mirë që kisha shkruajtur unë. Duke ja shpërndarë të tjerëve, kushdo që e kishte lexuar ishte shumë entuziast.  Në përgjithësi reagimi është shumë i mirë. Duke u nisur nga këndvështrimi im që absolutisht nuk mund të jetë më i sakti, unë mendoj që është libri më i mirë që unë kam shkruajtur dhe kam frikë që nuk do shkruaj dot një libër më të mirë. Është një libër që e kam menduar gjithë jetën, është një libër që është ngjizur bashkë me mua. Unë nuk e dija as që do merresha me letërsi, as që do shkruaja, as që do kisha pasion për historinë dhe qytetin.

Gazetari Fevziu iu përgjigj edhe dy pyetjeve thumbuese të moderatoreve të emisionit.

Aulona Musta: Je frymëzuar kur ke zgjedhur bashkëshorten tuaj nga këto tre gra të rëndësishme, sepse thuhet se gruaja është një pasqyrë e nënës ose gjyshes?

Blendi Fevziu: Edhe nëse jam frymëzuar kjo do ketë qenë e pakuptueshme për mua.

Fatma Haxhialiu: Meqë goca e vogël ka emrin e gjyshes, kë vënë re ndonjë ngjashmëri?

Blendi Fevizu: Kam vënë re një gjë të çuditshme se nuk dua të flas për personazhe se nuk e keni lexuar librin. Libri është i mbushur me personazhe gati gati në një frymë heroike për të mbijetuar dhe shumica e lexuesve pëlqejnë Lisin që duket si rrobi më mos kokëçarës. Kjo është gjëja që më çudit më shumë.

Share