Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të “vonuar” por të zgjuar: VIP-at shqiptarë që po bëjnë xhelozë një rrjet të tërë

Të “vonuar” por të zgjuar: VIP-at shqiptarë që po bëjnë xhelozë një rrjet të tërë
September 14
17:17 2017

Muaji shtator është muaji i pushimeve për VIP-at tanë. Pikërisht në kohën kur ne kemi filluar  fluksin e punës ata zgjedhin të relaksohen. Dhe jo pa qëllim, pasi kanë kaluar një verë të ngjeshur me punë,  koncerte e dikush me angazhimet e dasmave përrallore dhe shpenzimeve marramendëse.

Në rregull, mund të themi që ata kanë punuar për këtë ditë, por a jeni kuriozë të dini se cilët janë ata që po na shtojnë zilinë në këto momente? I shohim bashkë në materialin në vijim.

Çifti Hoxha (Andrra dhe Sinani)

Ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa video dhe foto ku na kanë treguar që ndodhen në një resort luksoz në  Turqi dhe po shijojnë pushimet e tyre. Me sa pamë, Ansin e vogël nuk e kishin marrë me vete.

Mozzik dhe Loredana

Gjithashtu, reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana kanë publikuar foto nga i njëjti vend në një plazh të Turqisë. Loredana ka publikuar një foto bashkë me Mozzik, por pas disa ditësh e ka fshirë nga Instagrami. Neve na mjaftojnë këto detaje për të kuptuar që ata po i shijojnë bashkë këto pushime.

Ledion Liço dhe Sara Hoxha

Çifti i njohur i “Top Channel”, ndryshe nga çiftet e mësipërme, ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në Londër. Por ky udhëtim ka pasur një qëllim tjetër. Ata kanë ndjekur nga afër koncertin e këngëtarit të famshëm botëror, John Legend.

Çifti Kallaku

Çifti më i ri showbiz-it, Xhensila dhe Bes Kallaku, ndodhen në një super vend dhe pikërisht në ishujt Maldive. Ata i kanë kaluar pushimet e tyre më përpara, por këtë herë do t’i lëmë të shijojnë muajin e mjaltit.

Motrat Istrefi, Patrisi, Roberti, Kida

Të gjithë këta këngëtarë ishin së bashku në një hotel luksoz në Turqi. Nuk e dimë nëse Kida i ka kaluar me ta pushimet, por të sigurt e kemi që familjet Istrefi dhe Berisha pushuan bashkë. Motrat Istrefi kanë provokuar me disa foto seksi ku kanë ekspozuar linjat e tyre trupore.  Nga ana tjetër, Tuna dhe Nora nuk mund të mos merrnin me vete edhe dy bebet e tyre, Renee dhe Tian.

Shtatori nuk ka mbaruar ende, mund të kemi të tjerë personazhe VIP që nisin pushimet e tyre të vona.

Shperndaje