Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të vjetrat i njohim mirë por këto janë moderatoret më të reja të ekranit që po ngjisin hap pas hapi shkallët drejt suksesit

Të vjetrat i njohim mirë por këto janë moderatoret më të reja të ekranit që po ngjisin hap pas hapi shkallët drejt suksesit
August 15
15:59 2018

 

Kemi dëgjuar shumë për moderatoret e famshme,  shifrat e mëdha të ndjekësve në Instagram apo edhe për sukseset e njëpasnjëshme. Ndoshta ka ardhur momenti që të hedhim një sy moderatoreve më të reja të ekraneve televizive.

  1. Alma Çelaj

 

Këtë vajzë bukuroshe e shikojmë çdo fundjavë në “Tv Scan” me emisionin “Si të vishemi”.  Alma na paraqitet e freskët dhe tepër elegante, duke na ofruar  tendencat më të fundit nga moda. Si një figurë e re televizive, presim që majat e karrierës së saj ti shikojmë në vazhdim.

 

  1. Fjoralba Ponari

 

Fjoralba Ponari është figura më e re e “Top Channel”. E pamë në këtë botëror duke shkëlqyer përkrahë Eduard Manushit në “Top Arena”. Duket që do ta shikojmë shumë gjatë bukuroshen bionde në ekran duke na njohur me të rejat e futbollit por jo vetëm Thuhet se sezonin e ri asaj do i besohet bashkëprezantimi përkrah Edi Manushit i “E Diell”.

 

  1. Daljana Sejdia

 

E kemi parë fillimisht vite më parë në emisionin  “Next”. Ndërsa sot ka marr një vëmendje të veçantë në “News 24”, duke moderuar emisionin “Quiz” dhe “Dikush”.  Bukuroshja brune dita ditës po merr pëlqyeshmërinë e të gjithëve.

  1. Valbona Mhilli

 

E kemi parë fillimisht në “Report Tv”në emisionin “Këndi i ekspertit”  që shoqëroi për shumë gjatë të gjithë shikuesit. Më vonë u shfaq në programin Botërori Plus, ku informoi gjatë gjithë Korrikut rreth futbollit. Kjo bukuroshe është një nga prurjet më të reja në televizion.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje