Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të vetëkënaqurit e showbiz-it shqiptar, njihuni me VIP-at që pëlqejnë veten e tyre

Të vetëkënaqurit e showbiz-it shqiptar, njihuni me VIP-at që pëlqejnë veten e tyre
September 15
10:48 2017

Një gjë që nuk e kemi kuptuar (dhe nuk do ta kuptojmë kurrë) janë personat që u bëjnë “like” postimeve dhe fotografive të tyre në rrjetet sociale. Të njëjtën gjë duket se bëjnë herë pas here edhe VIP-at tanë. Ata janë aq të lumtur për suksesin e tyre sa nuk i rezistojnë opsionit “like” në Facebook.

Ne të Blitz.al kemi hulumtuar pak në profilet e tyre dhe kemi vënë re se këta janë personazhet që i pëlqejnë kaq shumë fotografitë dhe postimet e tyre.

Adelina Ismaili

Ajo ka shumë ndjekës në faqen e saj në Facebook, aty ku është edhe më aktive. Përpara se të marrë shumë pëlqime nga fansat e saj të zjarrtë, Adelina nuk ngurron t’u bëjë vetë e para “like” gjërave që ndan me publikun e saj.

Luana Vjollca

E si mund të mungojë në këtë listë Lui! Përpara se të publikonte këngën “Benzina”, ajo i ka prirë e para “like”-ve të shumta në faqen e saj në Facebook.

Stresi 

“Më fal 2” ka qenë një dedikim special që reperi i njohur i ka bërë ish-të dashurës së tij, andaj dhe s’mund të mos e pëlqente vetë i pari këngën që ka postuar në profilin e tij privat në Facebook.

Stefi Prifti

Edhe këngëtari Stefi Prifti është një tjetër personazh publik që nuk u reziston dot pëlqimeve të publikimeve të punëve të tij. Më poshtë gjeni “like”-un e radhës.

Laert Vasili

Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Laert Vasili, duket se është shumë i dashuruar me veten e tij. Në profilin e tij në Facebook nuk mungojnë pëlqimet e emisioneve ku ai ka qenë i pranishëm./Blitz.al

 

Shperndaje