Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Të urrej! Mos m’u afro…”- Emina Çunmulaj i lë Anxhelinës komentin e papritur

“Të urrej! Mos m’u afro…”- Emina Çunmulaj i lë Anxhelinës komentin e papritur
June 20
16:21 2019

Nëse rastësisht has me Instagram-in e Anxhelina Hadërgjonajt kësaj vajze nuk mund t;ja kursesh një kompliment për format trupore dhe stilin e të veshurit.

Po këtë gjë ka bërë edhe Emina Çunmulaj ditën e djeshme teksa shihte postimet në rrjete sociale.

Anxhelina publikoi dje disa foto shkëputur nga një ditë pushimi e saj në Saint Tropez dhe Emina nuk i rezistoi një komenti.

E veshur me një palë bikini në ngjyrë të kuqe, këngëtarja shkëlqente dhe le të themi se shumë vajza do e kishin zili për format e trupit.

“A e përmenda që të urrej! Çfarë trupi! Do të vi aty për 4 ditë, mos mu afro me atë trup”,-i shkruan Emina Anxhelinës.

 

“Do të doja të dukesha si ty pas 2 bebeve”,- i është përgjigjur Anxhelina.

Edhe pse lakmon trupin e Anxhelinës, si një grua që ka sjellë në jetë dy vajza  le të themi se Emina ka një trup me të vërtetë në formë dhe nv të dyja shtatzënitë ia ka dalë t’i rikthehet formave të saj të paralindjes brenda një kohe shumë të shkurtër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje