Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të qeshura dhe politikë, Bes Kallaku paralajmëron filmin e tij të parë për të cilin punon prej dy vitesh

Të qeshura dhe politikë,  Bes Kallaku paralajmëron filmin e tij të parë për të cilin punon prej dy vitesh
June 11
17:22 2019

Prej ditësh është bërë e ditur se Bes Kallaku ka kohë që po punon mbi zhvillimin e një filmi të zhanrit komedi në të cilin do të jetë protagonist. Ky projekt mban plotësisht emrin e Bes Kallakut kjo pasi filmi do të prodhohet nga kompania e tij ‘Loku Film’ logon e të cilës ai e ka treguar në rrjete sociale.

Sot më në fund aktori i njohur ka zbuluar më shumë rreth filmit për të cilin  është shprehur se ka 2 vite që po punon. Ai ka publikuar në Instagram posterin tipik të një kandidati për deputet apo kryebashkiak. Në të shfaqet një slogan, emri i partisë dhe fotoja e kandidatit: Falco Laçjani, “Voto Partinë Para Albania. Stop vjedhjes ër ejjj.”

“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj”,- shkruan ai. Teksa nga posteri i filmit kuptohet se historia do të flas për një politikan që siç duket do të luhet nga vetë Besi.

Ende nuk dihen detaje të tjera nga ky projekt kinematografik i Besit. Pak por e sigurtë është se një nga bashkëpunëtorët e tij në “Falco” do të jetë regjisori Eduart Grishaj, personi të cilit ai dhe Xhensila i kanë besuar gjithnjë videoklipet e tyre.

Nëse Grishaj do të jetë personi prapa kameras në këtë projekt, mbështetësja më e madhe padiskutim ka qenë Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja e njohur ka publikuar në Instagram posterin e filmit dhe ka shprehur urimet e saj për bashkëshortin.

“Jam e bindur në suksesin dhe finalizimin e çdo projekti tëndin, aq më tepër këtij në të cilin kam qenë dëshmitare e çdo dite pune tënden. Mbarë shpirt, me Zotin në krah.”,- shprehet këngëtarja.

Por nuk do të çuditeshim nëse një rol në film do e kishte edhe Xhensila. E ftuar javë më parë në “Be Caffe”  me disa skeçe në bashkëpunim me Besin ajo dëshmoi se mund ta bënte aktoren dhe shumë mirë madje. /Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

🙈 @bes_kallaku c’me bere🙈! Sot ne @b.e_coffee_official 😂

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Komento
Shperndaje