Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Të gjithë kundër Taynës!

Të gjithë kundër Taynës!
November 21
16:12 2019

Brenda 30 ditëve, 3 sulme nga personazhet e njohur për Taynën! Doruntina Shala, e njohur ndryshe si Tayna, Shigjetar në horoskop u bë e njohur për publikun me këngën “Columbiana”.

Që prej atij momenti, Tayna e cila menaxhohet nga Rinor Hykolli ka pushtuar tregun muzikor, një prej më të klikuarave në “YouTube” dhe një prej rap-artistëve më të kërkuara në club-et e natës, Tiranë e jo vetëm. Tayna shpesh merr e jep diss-e, edhe pse Rinor Hykolli pak ditë më parë tha për Blitz.al se Tayna nuk merret me diss-e.

Thumb-imi më i fundit kundrjet reperes ka qene ai i këngëtares Arta Bajrami, por le të kujtojmë pak të tre sulmet kundrejt këngëtares 30 ditët e fundit. Opinionisti i njohur, Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija”, në monolog e sipër kritikonte ashpër tekstet e këngëve të muzikës shqiptare të kohëve të fundit. Në një moment Nano u fokusua tek “Bye Bye” nga Tayna dhe Dafina, duke i quajtur këngëtaret si dy lesbike të shtirura.

Pasi Tayna publikoi “Fresstyle”“YouTube”, Arta thumboi si me lezet reperen duke i quajtur fjalët e reperes si vjersha të mësuara përmendësh. E kontaktuar nga Blitz.al, Arta e pranoi një gjë të tillë dhe ndihej tepër e revoltuar. I fundit ka qenë mbrëmjen e djeshme, reperi i grupit “2Die4”, Niku është shprehur se Tayna nuk është në shijet e këtij të fundit pasi në tekste nuk përcjell mesazhet e duhura, pasi u pyet nga moderatorja Jonida Shehu. Tayna numëron aktualisht 1.1 milionë ndjekës në Instagram, nga java në javë është e ftuar në club-e, merr miliona klikime në “YouTube”. Arta ka 20 mijë ndjekës, këngën e fundit e ka publikuar para 4 muajsh, ndërsa për grupin e sipërpërmedur nuk kemi informacion nga audienca online.

Blitz.al/Ronaldo Sharka

Share