Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjitha herët kur moderatoret shqiptare shpërthyen në të qeshura në mes të emisionit

Të gjitha herët kur moderatoret shqiptare shpërthyen në të qeshura në mes të emisionit
June 12
17:30 2019

Televizionin gjithnjë e shohim si dritaren perfekte ku personazhet qëndrojnë brenda kornizave. Por si në jetën e përditshme, ka plot situata ku nuk i përmbajmë dot emocionet. Dhe me moderatoret e ekranit ka ndodhur që të mos munden të mbajnë dot të qeshurën dhe pse janë në transmetim të drejtpërdrejtë. Dhe që t’ju dhurojmë të qeshura, po ju rikujtojmë të gjitha herët kur ka ndodhur në ekranet shqiptare.

E fundit është Bela Mero, moderatore e emisionit “Rreze Dielli” që ja plas gazit teksa flitet për pijet alkoolike,por e justifikon me faktin që e qeshura filloi që në publicitet nga një bisedë me kolegun.

Ajo që bëri bujë në media pak kohë më parë, ishte moderatorja Pranvera Borakaj e cila në një lidhje direkte me të ftuarën, ju desh të shihte bashkëshortin e të ftuarës që lëvizte me tuta në shtëpi.

Ndërkohë, gazetarja Mirela Milori në një intervistë serioze me Fatos Lubonjën, teksa përshkruanin një foto të kryeministrit, shpërthen në të qeshura. Dhe Lubonja vazhdon analizën e tij të detajuar…

Nëse kalojmë në emisionet e pasdites, nuk mund të harrojmë Anila Çelën dhe Rudina Magjistari.

Anila nuk mund të rezistonte teksa padashje e ftuara zbulon passëordin e Instagramit të saj.

Ndërkohë Rudina i poston vetë në rrjetet sociale, ku veçojmë situatën me Albert Dumanin apo zonjën Tefta.

Dhe përtej rasteve të të qeshurave, kujtojmë dhe Drini Zeqon që e zë lemza teksa prezanton lajmet.

Epo gjëra që ndodhin…Dhe nuk është se nuk na pëlqejnë, madje qeshim bashkë me ta. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje