Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tashmë nuk fshihen më, Olsi Bylyku u prezanton ndjekësve të dashurën e tij

Tashmë nuk fshihen më, Olsi Bylyku u prezanton ndjekësve të dashurën e tij
April 02
17:24 2019

Olsi Bylyku është fotografuar së fundmi në shoqërinë e një vajze dhe kudo në media u shkruajt se aktori i njohur tashmë nuk është më beqar.

Jo vetëm pranë por edhe të kapur për dore, Olsi dhe vajza e panjohur për mediat u fotografuan nga gazetarët e “Panorama”.

Edhe pse në një prononcim të mëparshëm Olsi u shpreh se ato foto mjaftonin për të treguar gjithçka aktualisht ka mes tyre, surpriza ka ardhur sot. Pak më parë ai ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet krah të dashurës së tij.

Mesa duket ata kanë vendosur që ta jetojnë të lirë lidhjen e tyre, pa u fshehur nga mediat.

Olsi duket  e ka gjetur dashurinë aty tek njerëzit e thjeshtë duke qëndruar larg nga joshjet apo njohjet e reja të televizionit, sic shpesh ka ndodhur me personazhet e tjerë të cilët e kanë gjetur shpirtin binjak mes figurave të njohura të ekranit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje