Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë

Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë
September 21
13:52 2019

Drejtësi jo të plotë e quajti ish-ministri i Punëve të Brendshme, Simir Tahiri, dënimin e dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda, dy ditë më parë. Reagimin e ndërkombëtarëe Tahiri e quajti presion ndaj gjykatës, ndërsa foli dhe për një rikthim të mundshëm në politikë por jo në Partinë Socialiste. Ish-ministri i Brendshëm tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë.

Në komunikimin  e parë për mediat pasi gjykata e dënoi për shpërdorim detyre duke i rrëzuar dy akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ish-ministri tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë.

“Ishte një gjysmë lajm i mirë për mua, gënjeshtrat morën një përgjigje, edhe pse as e plotë dhe as përfundimtare. Nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën time ndaloi dje vetëm në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara. Do më duhet shumë punë për të bindur edhe ata që nuk e kanë kuptuar sesa të pavërteta janë thënë deri tani”, u shpreh ish-ministri.

Qëndrimet e ashpra të ambasadës së Shteteve të Bashkuara  në Tiranë dhe asaj britanike, që e quajtën shkurajues faktin që ish-ministri u dënua vetëm për shpërdorim detyre përballë akuzave të rënda që prokuroria kishte ngritur ndaj tij, Tahiri i quajti presion të hapur ndaj gjykatës.

Dekurajuese edhe për mua që i dëgjova ato deklarata. Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet mbi nje vendim gjykate, e nuk e besoj që mund të ekzistojë ndonje presion me i madh mbi gjyqtaret se sa ky”, tha Tahiri.

E ardhmja politike nuk është në prioritetet e tij të afërta, pasi e gjithë vëmendja e tij është përqendruar për të çuar deri në fund të vërtetën e tij. Por Tahiri la të kuptuar se rikthimi në politikë, jo detyrimisht është në PS, në qeveri apo në poste të caktuara. Kështu, ish-ministri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë flet për mundësinë e rikthimit në jetën politike shqiptare me një parti të re.

“Sa i takon rikthimit tim ne politike ose nuk e di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi eshte ne qeveri ose ne qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të rikthehesh me një kontribut të caktuar në publik. Se çdo të bëj me karrierën time dhe me jetën time, këtë nuk e ka në dorë as partia as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë”, tha Tahiri.

 

 

 

Share