Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tahiri deklaron: 30 deputetë të opozitës udhëtojnë me banditë në makinë. Di më shumë nga ç’mund të them!

Tahiri deklaron: 30 deputetë të opozitës udhëtojnë me banditë në makinë. Di më shumë nga ç’mund të them!
October 19
22:11 2017

Ish-ministri Saimir Tahiri ka treguar për herë të parë se ka përgjuar deputetët e opozitës gjatë 4 viteve që ishte në detyrë.

Tahiri eshte shprehur se informacionet e tij janë të sakta dhe ai e di që ‘të paktën 30 deputetë të opozitës së 4 viteve të fundit kanë udhëtuar dhe kanë pasur në makinë ne tyre banditë, njerëz të dënuar më parë, por që në këto vite nuk kanë qenë në kërkim’.

“Unë kam qenë Ministër i Brendshëm, di shumë më shumë nga ç’kam mundësi të flas. Po ju them se Shqipëria nuk ka histori bandash, për mua janë ca banditë rrugësh të cilët me vullnet nga policia mbi të gjitha nga prokuroria dhe nga gjykata, shkojnë në burg.

Di tu them se historia e Elbasanit nuk ka asnjë motiv për shou publik, kjo histori pavarësisht se është shqetësuese. Di të them se unë kam qenë ministër dhe të dyja bandat janë arrestuar. Këto bandat që bëjnë numra në Elbasan janë arrestuar dhe i ka liruar gjykata’, tha Tahiri 

Shperndaje