Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surprizë! Rita Ora koncert madhështor në Kosovë, në ditën më të veçantë

Surprizë! Rita Ora koncert madhështor në Kosovë, në ditën më të veçantë
January 12
15:12 2018

Siç dhe e dini, ky është një vit shumë i veçantë për Kosovën e gjithë Shqiptarët pasi Kosova në 17 shkurt mbush plot 10 vite shtet i pavarur.

Sigurisht që qeveria kosovare prej kohësh ka menduar të organizojë diçka të bukur këtë përvjetor dhe mediat duket se e kanë zbuluar surprizën. Sipas shtypit kosovar, do të jetë pikërisht Rita Ora ajo që do të performojë në Prishtinë në koncertin madhështor që do të mbahet në datën 17 shkurt.

Kujtojmë se Rita ka qenë gjithmonë e lidhur me vendin e origjinës së saj duke qenë një nga promovueset ktyresore të Kosovës, sidomos kur realizoi në Prishtinë, klipin e këngës “Shine ya light”. /Blitz.al/

Shperndaje