Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surprizë! Mc Kresha do të jetë pjesë e “Kënga Magjike” në bashkëpunim me këtë këngëtare

Surprizë! Mc Kresha do të jetë pjesë e “Kënga Magjike” në bashkëpunim me këtë këngëtare
November 20
19:49 2018

Teksa javët kalojnë, konkurrenca në “Kënga Magjike” bëhet akoma më e fortë. Këtë javë, nga artistët big u prezantuan Bruno dhe Artjola Toska, Eli Fara dhe Aurela Gaçe, Kastro Zizo.

Një ndër pjesëmarrëset që pritet të performojë është dhe artistja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi. Ajo ka lajmëruar vetë se do të marrë pjesë me një bashkëpunim, por e ka lënë surprizë artistin tjetër. Kjo deri ditën e sotme kur Prive zbuloi se bëhet fjalë pikërisht për reperin Mc Kresha.

Ai ka marrë pjesë në këtë festival përpara 7 viteve, në këngën aq të pëlqyer të publikut “Jaba Daba Du” në bashkëpunim me Rozana Radin.

Performanca e tij me Fifin me siguri do të jetë një sukses, por këtë presim ta shohim në prezantimin e javëve të ardhshme. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje